Qytetarë të Çairit kanë hequr flamujt kombëtar që ishin hedhur në koshat e plehërave në një lagje. Pas publikimit të tyre në rrjetet sociale dhe në disa portale, disa qytetarë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë flamujt kombëtar, duke i vendosur në vendin e duhur.
“Janë hjekur dhe janë vendosur në vendin e ku e meritojnë. Ky akt duhet dënuar, sepse nuk është e hijshme të përdhoset flamuri kombëtar”, kanë shkruar qytetarët në rrjetet sociale. Sipas tyre, hudhja e tyre në koshat e plehërave sigurisht ka ndodhur pas dasmave, ku së fundi me të madhe po përdoren flamujt kombëtarë.
>