Qytetarët dhe kompanitë kanë marrë më shumë kredi në kuartalin e dytë.

Amvisëritë dhe sektori korporativ më së shumti kontribuuan për rritjen e aktivitetit kreditor në kuartalin e dytë të këtij viti, tregon raporti më i ri i Bankës Popullore.

Marketing

Sipas raportit, në bazë vjetore, rritja kreditore në fund të kuartalit të dytë të këtij viti arriti 6,3 për qind.

Lidhur me burimet e financimit, është vërejtur rritje e përshpejtuar edhe e depozitave. Rritja vjetore e depozitave të përgjithshme në fund të qershorit arriti 10,5 për qind, që gjithashtu, është mbi projeksionin e fundit prej 7,4 për qind.

“Përshpejtimi i rritjes tek depozitat në kuartalin e dytë del prej depozitave të ndërmarrjeve, me kontributin e mëtejmë pozitiv të depozitave të amvisërive”, vlerësoi BPRM.

Pritet trendet pozitive tek baza e depozitave të bankave të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke siguruar burime stabile për financimin e rritjes kreditore, që sipas projeksionit të prillit, në dy vitet e ardhshme do të lëvizte midis 6,5 dhe 7,7 për qind.

“Pritet ekonomia vendore edhe më tej të mbështetet prej aktivitetit kreditor të bankave, në mungesë të presioneve të inflamacionit dhe ruajtjes së pozitës së volitshme të jashtme, që do të mundësojë ruajtjen e rezervave devizore në zonën e sigurt, vlerëson Banka Popullore.