Qytetarët dhe kompanitë u kanë borxh 353.345 milionë denarë bankave

Qytetarët dhe kompanitë bankave u kanë borxh 353.345 milionë denarë. Kreditë në nivel të sektorit bankar përfshirë me nëntorin 2020 kanë shënuar një rritje prej 5.4 për qind. Rritje gjithashtu është vërejtur edhe tek depozitat në bankat.

Marketing

Këtë në një intervistë për MIA-n e ka thënë kryetarja e Asosacionit Bankar të Maqedonisë, Maja Stevkova- Shterieva, e cila thotë se është vërejtur një frenim tek aktivitetet investuese tek klientët e korporatave si rezultat i pasigurisë, ndërsa tek popullata dominojnë kreditë shpenzuese dhe banesore.

“Përfshirë 30 nëntorin 2020, kreditë në nivel të sistemit bankar kanë arritur në 353.345 milionë denarë, që është rritje prej 5.4 për qind në nivel vjetor. Kreditë e amvisërive shënojnë rritje prej 8.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 7.6 për qind krahaasur me 31 dhjetorin 2019”, ka deklaruar Stevskova, transmeton SHENJA.

Tek popullata tha ajo, dominojnë kreditë shpenzues ndërsa më pas janë kreditë për furnizime dhe renovim të hapësirës banesore ose shtëpive.

Marketing