Qytetarët do të pajisen me dru para nisjes së sezonit të ngrohjes

Nga Ndërmarrja Publike, Pyjet e Maqedonisë premtojnë se të gjithë qytetarët që kanë nënshkruar kontrata para fillimit të sezonit të ngrohjes, në vjeshtë do të furnizohen me dru për ngrohje. Nga kompania thonë se, ndryshe nga vitet e mëparshme kur vonohej dorëzimi, kësaj radhe dru për ngrohje do të ketë për të gjithë dhe çmimi për 1 metër kub është i njëjtë si vitin e kaluar.

Marketing

Dorëzimi tashmë ka filluar, gjërat po rrjedhin mirë, ne varemi nga kushtet e motit që tashmë janë përmirësuar, dinamika e shpërndarjes së druve për ngrohje është intensifikuar dhe ju siguroj se me kohë të gjithë do të furnizohen për këtë sezon – tha Bojçe Bojçevski, drejtor komercial i Pyjeve të Maqedonisë.

Thirrja publike për lidhjen e kontratave me personat fizikë u publikua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar dhe përfundoi më 31 mars. Çmimi i 1metër kub dru ahu, sipas Ndërmarrjes Publike ‘Pyjet e Maqedonisë, është 2,370 denarë, ndërsa çmimi i druve të dushkut është 2,470 denarë./Alsat-M

Marketing