Qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës ndër 10 klikuesit më të mëdhenj të reklamave në Facebook

Kepios, Hootsuite dhe We Are Social që njihen si kompani që e vlerësojnë sjelljen e njerëzve në rrjetet sociale kanë bërë një kërkim për klikimin e reklamave në Facebook, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Një ndër shtetet që më shumë klikojnë reklamat në këtë gjigant të madh të rrjeteve sociale është edhe shteti i Maqedonisë, respektivisht qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia në këtë listë është e teta në renditje me këto karakteristika: Një qytetar i Maqedonisë klikon mesatarisht 18 reklama në muaj. Më aktive në reklama janë femrat në Maqedoni që shtypin minimum 11 reklama në muaj kurse meshkujt shtypin 7 reklama.

Ishujt Faroe janë kampionë në interesimin ndaj reklamave. Qytetarët e këtij shteti shtypin mesatarisht 24 reklama në muaj. Më pak me përmbajtjet e sponsorizuara “gënjehen” shtetasit e Lituanisë.

Nga vendet e rajonit, Kroacia me 21 reklama të shtypura dhe Kosova me 20 reklama të shtypura, janë më para se Maqedonia.

Marketing