Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë vullnet që të paguajnë tatime

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë vullnet të paguajnë tatime dhe se besimi i tyre është shumë i vogël kur bëhet fjalë për mënyrën e shpenzimeve të parave të tyre.

Marketing

Në një shkallë nga 1 deri në 10, rezultati mesatar është 3.2, me çka e bënë vendin me radhitje më të ulët në listën që e publikoi Instituti i Komuniteteve dhe Ekonomisë në Bazel për nevojat e Kombeve të Bashkuara.

Bëhet fjalë për hulumtimin e mbi 16.000 të anketuarve nga 141 vende. Deri tani janë publikuar vetëm rezultatet e 14 vendeve, ndër të cilat Maqedonia është në fund të renditjes, ndërsa lista përfundimtare do të publikohet në muajin mars.

Ajo që vlen të përmendet është se edhe vendet e tjera të Ballkanit janë në nivelin e ngjashëm të mos besimit për mënyrën se si shpenzohen paratë e tyre dhe se nuk kanë vullnet të paguajnë tatime.

Sipas kësaj Mali i Zi (3.9), Serbia (4.1), Shqipëria (4, 5), BeH (4.7) ndërsa Kosova është me radhitje më të mirë me 5.6 për qind.