Qytetarët i dhurojnë mbi 16 mijë euro familjes së policit të vrarë në Istog

Mbi 16 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.

Marketing

Kjo nismë që synon mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”.

Deri më tani janë grumbulluar 16 mijë e 613 euro.

Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti.

Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend.

Izet Demaj pas vetës la gruan dhe dy vajza.

 

Marketing