Qytetarët i lanë 3.6 milionë euro tek lotaria e Maqedonisë, për ta provu fatin

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë harxhuar nga xhepat e tyre 3.6 milionë euro gjatë 2022 për të provuar fatin tek Lotaria e Maqedonisë.

Marketing

Vetëm për tiketat gërvishtëse janë harxhuar 450 mijë euro për të provu fatin. Pjesa tjetër e parave është harxhuar për loto 7, edhe ate 2.5 milionë euro.

Këto të dhëna zyrtare kanë dalur pas auditimit të pavarur financiar të rezultateve të “Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë”.

Në donacione dhe sponsorizime, kompania ka dhënë 417,000 euro, që është 10 herë më shumë se në vitin 2021. Për punën e 75 punëtorëve të saj vitin e kaluar kjo kompani ka paguar 1.15 milionë euro, pra mesatarisht ka paguar 1280 euro bruto paga dhe shtesa për punonjës. Krahasuar me një vit më parë, shpenzimet për punonjësit e paguar nga kompania janë rritur me 54 për qind.(INA)