Zgjedhje lokale sot po mbahen në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
Tashmë dihet se shumë shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut gëzojnë shtetësi edhe të Kosovës.
Por a do të kenë mundësi të njëjtit që sot të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në të dy shtet, kjo për shkak të spërkatësit të gishtit.
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut, Ditmire Shehu, në studion e hapur të TV21 sqaroi se kjo e drejtë e dyfishtë është mundësuar edhe më me zbatimin e sistemit biometrik të marrjes së shenjave të gishtave që ka filluar të zbatohet në këto zgjedhje lokale në Maqedoni.
“Pasi ne kemi mënyrën e identifikimit ndryshe, me “finger print”, nuk do të kenë problem sa i përket spërkatësit. Nëse ka votuar edhe te ne (Maqedoni të Veriut) edhe nëse ka përdorur spërkatës, nuk do të ketë problem të votojnë në Kosovë”, tha Shehu