Qytetarët, pak shpresë për zgjidhjen e kontestit me emrin

Çështja e emrit për shumë qytetarë të Maqedonisë shihet si temë e cila është larg zgjidhjes përfundimtare.

Marketing

Të anketuar nga TVM2, shprehën pesimistë për mundësinë e zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Ata vlerësojnë se politikbërësit e Maqedonisë nuk kanë kapacitete të duhura për të përmbyllur me sukses çështjen e emrit.

“Nuk përmbyllet çështja e emrit, nuk kanë kapacitet për ta përmbyllur këtë çështje, nuk kanë politikë, sepse tjetërkush i dirigjon”,- u shpreh një qytetar.

“Nuk e di për besë, nuk besoj kurrë. Ne vet po e bëjmë që as emër të na japin e as asgjë mos me na dhënë”,- tha një qytetar.

“Nuk e din as vet se si do ta vendosin ata atje”,- theksoi një qytetar.

Por ka edhe nga ata që besojnë se këtij kontesti disavjeçar me Greqinë i ka ardhur fundi.

“Mendoj që po. Ata vetëm se e kanë mbaruar këtë punë, por tash do të marrë pak kohë, se kjo puna e emrit ka përfunduar. Mendoj që është e rregulluar”,- deklaroi një qytetar.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka dhënë propozim konkret për ndryshim të emrit në “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, por ky propozim u hedh poshtë nga pala greke.

Marketing