Qytetarët pjesërisht respektojnë masat kundër virusit korona

Për shkak të mos respektimit të masave për mbrojtje nga pandemia, respektivisht mos mbajtje të maskës, Ministria e Brendshme gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 370 gjoba. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se po respektojnë protokollet shëndetësore, mbajnë maska por sipas tyre ende ka qytetarë të papërgjegjshëm që po shpërfillin masat e detyrueshme.

Marketing

Duhet të ndëshkojnë, por s’ka ja këtu e shihni në treg më shumë ka pa maska, por duhet të dënojnë. Dikush paguan, por ndonjë i varfër jo.

A ju kanë dënuar deri më tani?

-Jo, rregullisht mbajë dhe nuk më kanë dënuar.

-Jo, jo, aq jam i kujdesshëm sa të gjithë të tjerët të jenë si unë do lulëzonte. Unë mendoj se masat duhet të jenë më rigoroze.

Një qytetarë tjetër thotë se mbanë maskë për mbrojtje por edhe për mos të paguar gjobën pasi që të ardhurat financiare janë të ulëta, por edhe se bëhen lëshime për politikanët.

-Duhet por, ndokush me 10 mijë denar që e dënon ku ti mare, mua me më dënuar unë 10 mijë denar pension ku ti marr parat. Ata të mëdhenjtë si dënojnë a qytetarët i dënojnë, ata të mëdhenjtë në parlament s’mbajnë maska e unë.

Përskaj thirrjeve të autoriteteve shëndetësore por edhe të MPB-së që qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim uljen e numrit të infektuarve, kamera e Alsat gjatë ditës regjistroi disa qytetarë që nuk po respektojnë këto thirrje të autoriteteve. Nga MPB informuan se që nga dita kur maska u bë e obligueshme për mos mbajtje të së njëjtës janë shqiptuar 132.865 gjoba.

ALSAT

Marketing