Qytetarët tallen keq me Katicën, Fatimen (FOTO)

Pas lirimit nga paraburgimi të dy biznesmenëve maqedonas, Orce Kamcev dhe Cvetan Pandeleski, sot pritet të vendoset edhe për lirimin e ish shefit të policisë sekrekte Sasho Milallkov.

Marketing

Ky i fundit ka bërë kërkesë që masa e tij e paraburgimit të zëvendësohet me burg shtëpiak. Mijalkov gjithashtu ka ofruar garanci prej 1 milion eurove se nuk do ta lëshon vendin.

Në ndërkohë kanë pasuar reagime të shumta në rrjetet sociale kundër Prokurorisë Speciale dhe qeverisë Zaev, e cila po liron persona që kanë kryer krime të rënda, derisa njerëz të pafajshëm kalben burgjeve.

Në tëiter u publikua një foto e montuar ku Mijalkov del nga burgi i Shutkës i veshur me këmishë me incialet Prokuroria Speciale.

Një tjetër foto si sukses i prokurorisë speciale janë paraqitur brekët e drejtueseve të Prokurisë Speciale si rezultat i të gjitha procese gjyqësore.

Entuziazmi më i madh me krijimin e Prokurorisë Speciale, me protagonistet kryesore Katica Janeva dhe shqiptaren nga Tetova, Fatime Fetai po shuhet plotësisht.

Shumë konferenca dhe shpallje aktakuzash, një dramë e vërtetë që pritej që do eliminonte dhe burgoste personat e kompremetuar dhe të përfshirë në krime të rënda.

Por, deri më tani asnjë, vetëm disa procese të filluara gjyqësore pa epilog dhe aktgjykime dhe vetëm paralajmërime të reja për hetime.

Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda

vazhdojnë të bredhit të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera

demokratike…