Qytetarët të cilët u mashtruan nga thirrjet e panjohura nga jashtë, të kërkojnë dëmshpërblim

Përdoruesit e operatorëve celularë që eventualisht kanë rë pre e mashtrimeve me thirrjet e fundit që vinin nga Lituania, Finlanda, Letonia etj, dhe të cilët do të marin llogari më të mëdha duhet të drejtohen deri tek operatorët dhe të ankohen për korreksion eventual duke patur parasysh shembujt e tilla në të kaluarën.

Marketing

Nga Agjencia për Komunikime Elektronike deklaruan se edukimi dhe ngritja e vetëdijes janë masa e vetme për mbrojtje nga mashtrime të mundshme në telefoninë celulare për të cilat ishim dëshmitarë ku së fundmi mijëra parapagues të operatorëve celularë ishin të shqetësuar me thirrje të shkurtëra nga numra të panjohur nga jashtë vendit. Thirrjet vijnin më së shumti nga Lituania, Estonia dhe operatori satelitor Global Star. Pas masave të ndërmara për mbrojtje nga ana e operatorëve, disa orë pas thirrjeve u bllokuan një numër i madh i numrave përmes së cilëve realizoheshin këto mashtrime, por kjo nuk do të thotë se mashtrimi nuk do të përsëritet edhe nga numra të tjerë në të ardhmen.

Nga AKE bëjnë thirrje që të gjithë parapaguesit të mos mashtrohen dhe të paraqiten në numra të panjohur nga jashtë vendit.

Marketing