Qytetarët ukrainas dalin para makinës së ushtrisë ruse për ta ndaluar (VIDEO)

Qytetarët ukrainas duket se janë të vendosur të mbrojnë vendin e tyre nga sulmet ruse. Në munges të armëve, qytetarët sulmojnë makinat e ruse me sende të forta, por edhe duke i goditur me grushte xhamin.

Marketing

Kjo skenë është parë dhe në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se si qytetarët ukrainas të pa armatosur tentojnë të ndalojnë një makinë të ushtrisë ruse në Kupyansk të Kharkivit.

Banorët e Kupyanskut janë mbledhur në numër të madh në qendër të qytetit, ku me vete kishin marrë një flamur të madh që e ngritën me krenari drejt qiellit.

Teksa dëgjohej në sfond himni i Ukrainës, ata deklaruan se nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe se do të luftojnë deri në frymën e fundit.

https://mobile.twitter.com/nexta_tv/status/1498602740188172293?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498602740188172293%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-qytetaret-ukrainas-dalin-para-makines-se-ushtrise-ruse-per-ta-ndaluar%2F