Mjekët e Urgjencës në Spitalin “Nënë Tereza” në Shkup dy ditët e fundit kanë dhënë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë të personave të plagosur që vinin nga aksidenit i Autobusit.
Një qytetar i Strumicës falenderoi publikisht drejtorin e Urgjencës Ilir Hasanin për shkak se vajzën e tij e ka operuar edhe përkundër angazhimit të jashtëzakonshëm që ka pasur me personat e plagosur nga aksidenti i 13 shkurtit.
“Shkuam tek kryeinfermierja dhe thamë se ka gjasa që operacioni ynë të shtyhet për disa javë apo disa ditë. Pastaj i telefonuan mjekut Ilir dhe ai tha se kjo nuk do të ndodhë.
Jo vetëm që i operuan të gjithë pacientët që ishin në gjendje të rëndë, por edhe të gjithë të tjerët. I jam shumë mirënjohës dhe Maqedonia duhet të gëzohet që ka mjekë si Ilirin. Operacionet i kanë kryer ashtu siç duhet.
Nuk i operuan vetëm të lënduarit nga aksidenti, por edhe pacientët që kishin termin të caktuar. Jetoftë shumë gjatë. Maqedonisë i nevojitet njerëz siç është doktori Ilir”. tha Mitko Gjorgiev Qytetar i Strumicës