Qytetari shpërthen ndaj Labit: Eja një natë në spital me mua dhe shiko a ka virus

Një qytetar i cili e ka babain të shtrirë në spitalin e Pulmologjisë, është shprehur i revoltuar për të gjithë ata qytetarë që nuk besojnë se ekziston coronavirusi.

Marketing

Qytetari në fjalë revoltën më të madhe e ka shprehur ndaj këngëtarit Labinot Tahirit, i cili ka thënë javë më parë se virusi është rrenë, për çka i ka thënë të shkojë një natë në spital dhe të shoh nga afër se çfarë lufte bëjnë pacientët që janë të prekur me coronavirus.

“Lab ka virus, mos rrej. Hajde një natë me mua këtu, vendosi masken dhe dorëzat, hajde këtu dhe shiko a ka virus”, ka thënë qytetari për Kanal10

Qytetari në fjalë ndërkaq ka shprehur brengën e tij për prishjen e liftit duke thënë se një natë janë detyruar të bartin oksigjenin me duar.