







Një burrë nga Klina e ka lajmëruar Policinë se në tregun e kafshëve në këtë qytet i kanë humbur 2 mijë e 735 euro.
Paratë i kanë gjetur dy qytetarë të cilët nën prezencën e Policisë ia kanë dorëzuar atij.
Me këtë rast policia i falënderon qytetarët për gjestin e bërë.
“Më datë 14.12.2021, rreth orës 07:15, Stacioni Policor në Klinë, është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë. Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili deklaron se i kanë humbur para (të holla) në shumë prej: dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro”.
“Dy (2) qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit te gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro”.
“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës”.