Qyteti australian Perth do t’i jap fund një mbyllje treditore që nisi kur një person u infektua me koronavirus në hotelin ku ishte i karantinua dhe më pas lëvizi nëpër qytet derisa ende ishte i infektuar.
Janë raportuar tre raste në nivel lokal që nga dita e premte dhe kufizimet do të hiqen pas mesnate.
Kryeministri i Australisë Perëndimore, Mark McGowan, ka thënë se ishin të nevojshme masat e ashpra.
Mbylljet në Australi kanë ndihmuar që të frenohet përhapja e virusit dhe e kanë mbajtur nivelin e infeksionit mjaft të ulët.