Video e sulmit në Tiranë bën bujë në gazetat më të mëdha në botë/ Shqiptari akuzohet për 3 vepra

Arben Mema, 32-vjeçari i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në sheshin ‘Skënderbej’ me veprime të pakontrolluara me makinë, do të akuzohet për tri vepra penale.

Mema akuzohet për tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar.

Marketing

Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.

Video e momentit kur Arben Mema neutralizohet në shesh ka bërë xhiron e rrjetit në botë, duke u postuar nga gazetat më të mëdha në botë.

Marketing