Qyteti i Ramallahut zbukurohet me fenerin gjigant me rastin e Ramazanit

Rrugët e qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar janë zbukuruar me drita me ardhjen e muajit të Ramazanit, ndërkohë që në Sheshin Arafat në qendër të qytetit është vendosur një fener gjigant i Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrugët e qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar janë zbukuruar me drita me ardhjen e muajit të Ramazanit, ndërkohë që në Sheshin Arafat në qendër të qytetit është vendosur një fener gjigant i Ramazanit. ( Issam Rimawi – Anadolu Agency )

Feneri gjigant i Ramazanit në sheshin me emrin e ish-presidentit palestinez Yasser Arafat u ndez me tekbire dhe salavate.

Marketing

Në fjalën e tij këtu, kryetari i Ramallahut, Musa Hadid, tha se megjithëse pjesëmarrja ishte e ulët për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) këtë vit, kjo ngjarje dekorimi tradicionalisht do të mbahet gjallë përgjithmonë.

Ardhja e muajit të Ramazanit u prit edhe me fishekzjarrë në sheshin e qytetit.

Rrugët, pazaret dhe shtëpitë në qytetet e tjera në Bregun Perëndimor po ashtu u zbukuruan me drita shumëngjyrëshe dhe llamba me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.



. .

Marketing