Qyteti i Shkupit, asistencë për personat me handikap

Dhjetë nxënës me handikap që mësojnë në shkollat e mesme të Shkupit do të jenë nën përkujdesje të asistentëve të tyre personal gjatë nevojave të përditshme të tyre derisa ndjekin procesin mësimor. Asistentët pritet të nisin me punë nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor.

Marketing

Këta asistentë do të angazhohen në nëntë shkollat e mesme të kryeqytetit të cilat kanë konkurruar në këtë projekt. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ky projekt të cilën po e realizojnë bashkë me Agjencinë e Punësimit dhe UNDP-në ka për qëllim që t’i pavarësoj këta nxënës me qëllim që në të ardhmen të mund të jenë konkurrent në tregun e punës.

Këta asistentë do të jenë të angazhuar në periudhë kohore prej nëntë muajsh dhe do të punojnë me persona të cilët kanë nevoja të posaçme shkollore, gjegjësisht persona me pengesë intelektuale. Presim që përmes këtij lloj të asistentëve të ketë përparim dhe përmirësim në kualitetin e procesit arsimor, presim që këta persona të aftësohen në përputhje me nevojat e tyre që i kanë por dhe të ju lehtësojmë mënyrën e shkollimit”- tha Radica Todorovska, Koordinator komunal i projektit.

Dua të potencoj se asistentët personal nuk janë përkujdesës, por janë shoqërues të personave të cilët duan të kyçen në mënyrë aktive në jetën sociale”- deklaroi Eleonora Nikollovska, Komisioni komunal i Qytetit të Shkupit.
Nga shoqata e personave me handikap trupor “Mobilnost” thonë se ky numër nuk është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e kësaj kategorie.

Unë nuk mund të them se ai numër do t’i kënaq nevojat. Njerëzit ende me rezervë e shohin këtë çështje dhe janë skeptik dhe të frikësuar, ne jemi ende një shtet i cili na duhet njëfarë njoftimi, nuk lejojmë që aty- këtu të lejmë dikë në shtëpitë tona që ai të na ndihmojë.

Është e nevojshme një periudhë adaptimi, ky numër si fillim mendoj se do jetë i mjaftueshëm duke shpresuar se vitet e ardhshme të ketë tendencë për më shumë të interesuar dhe t’i plotësojë nevojat e të gjithë personave të interesuar të cilët duan të shfrytëzojnë asistent personal”- Dejan Gjorgjievski, Shoqata “Mobilnost”.

Pos pesë asistentëve shkollor për nxënësit, në këtë projekt do të angazhohen edhe pesë asistentë personal të personave me aftësi të kufizuar trupore dhe pesë përkujdesës të personave të moshuar. Për këtë punë personat e angazhuar do të marrin paga prej 9000 denarë.

Marketing