Qyteti i Shkupit do ta prezantojë projektin për transportin e ri publik -BRT

Qyteti i Shkupit do ta prezantojë sistemin e autobusëve të shpejtë të transportit publik BRT në Shkup.

Marketing

Në prezantim do të marrin pjesë krytari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ndihmës drejtori i BERZH, Ijan Xheninks, ekspert trafiku në fushën e transportit publik, Nikola Kërstanoski, ekspert trafiku për BRT, Gradimir Stefanoviq dhe Drejtori i përgjithshëm i ROM Inxhinieri, Mosh Hërsh.

Projekti zbatohet me kredi prej 70 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sistemi i ri i transportit urban parashikon futjen e korridoreve të autobusëve me përparësi që do të projektohen për autobusë me efikasitet energjetik ose hibrid, të cilat do të sigurojnë transport publik të shpejtë, të përshtatshëm dhe ekonomik. Komponentët inovativë siç janë pagesa e biletave në terminale automatike, bileta elektronike dhe rregullimi dinamik i shërbimeve, duhet ta rrisin cilësinë e shërbimeve në një nivel të ri, u paralajmërua në nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë.