Qyteti i Shkupit do të ndajë ndihmë në të holla për familjet e viktimave nga zjarri në Tetovë

Këshilli i Bashkisë së Shkupit sot në mbledhjen e saj ka vendosur që familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë t’u ndajë ndihmë në të holla prej 100.000 denarë në shumë neto.

Marketing

Ndihma në të holla u ndahet si shprehje e solidaritetit ndaj familjeve të viktimave në zjarrin në spitalin modular në Tetovë, kanë njoftuar nga Bashkia e Shkupit.

“Në këtë mbledhje të fundit në këtë përbërje të Këshillit të Bashkisë së Shkupit, kryetari Petre Shilgov ka falënderuar të gjithë këshilltarët për bashkëpunimin e mirë në katër vitet e kaluara”, qëndron në kumtesë.

Ndryshe, nga zjarri në Tetovë jetën e humbën 14 persona, në mesin e të cilëve kishte edhe persona që nuk ishin pacientë.