Qyteti i Shkupit do të përshtatë projekte digjitale dhe platforma të Athinës

Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar e zgjodhi Athinën si “Kryeqytetin evropian të inovacioneve për 2018” ndërsa tani në kryeqytetin grek u mbajt konferencë për këtë çmim dhe implementim të zgjidhjeve inovative për përmirësimin e përditshmërisë së qytetarëve.

Marketing

Në konferencë, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të qytetit të Shkupit, Nikolla Gaxhovski, drejtues i sektorit për planifikim dhe rregullim të hapësirave dhe Toni Masevski, këshilltar për strategji dhe zhvillim të kabinetit të kryetarit të qytetit të Shkupit.

Masevski ishte pjesë edhe e panel diskutimit, ndërsa në bisedimet me korrespondenten e MEDIAL-së nga Athina, flet për gjendjen e Shkupit dhe të Athinës, për projektet e komunës së Athinës, që do të mund të adaptohen dhe zbatohen në qytetin e Shkupit.

“Qyteti i Shkupit është një prej 12 qyteteve që ka marrë pjesë në projektin “Horizont 2020″, projekt i financuar, ku Athina është qytet prej ku ne marrim përvoja për zbatimin e mjeteve për rritjen e pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve në procesin e sjelljes së vendimeve dhe përgjithësisht në jetën publike. Ne si qytet kemi rolin e qytetit replikator, një prej tre qyteteve replikatore, përskaj Bolonjës dhe Lisbonës”, thotë Masevski.

Ai sqaron se njëra prej ideve në mënyrë të hollësishme duhet të shqyrtohet platforma digjitale athinase “Bir i Athinës” e cila është plotësisht e zbatueshme tek ne, si platformë që do ta rrisë interesin e qytetarëve në jetën publike.

“Ajo është platformë digjitale ku janë të regjistruar qytetarë, grupe të qytetarëve, individë, të gjitha palët e interesuar në shoqëri, mund të kontribuojnë me publikimin e ngjarjeve që i organizojnë ndërsa janë në interes të jetës publike. Me këtë, jeta publike në qytet fillon të organizohet edhe nga vetë qytetarët. Momenti i dytë është se si ata qytetarë, prej se regjistrohen bëhen pjesëmarrës aktiv me dhënien permanente të mendimeve të tyre përmes kësaj platforme.

Regjistrimi nënkupton se keni të drejtë të jepni mendim, nuk do të thotë se mendimi juaj numërohet respektivisht bëhet individualisht anonim”, sqaroi për MEDIAL-n këshilltari për strategji dhe zhvillim të kabinetit të kryeqytetit të Shkupit dhe shtoi se me këtë platformë qytetarët do të kishin ku ta tregojnë mendimin e tyre, ndërsa “administrata në pajtim me rregullat dhe rregulloret patjetër duhet që të këtë ta përshtatë, jo çdoherë është i zbatueshëm mendimi i tyre, megjithatë zëri i qytetarëve dëgjohet dhe është i hapur për çdokënd, ta shoh dhe ta lexojë”.

Në bazën e kësaj platforme dhe këshillin digjital që ka Athina, ishte ndarë edhe çmimi nga Komisioni Evropian. Ndërsa pikërisht këto janë edhe projektet që mund të adaptoheshin në qytetin e Shkupit.

Edhe pse kontaktet e qytetit të Shkupit me Selanikun dhe Athinën filluan para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, megjithatë këshilltari për strategji dhe zhvillim të kabinetit të kryetarit të Shkupit thotë se tani, klima politike është ndryshuar plotësisht, ndërsa ekziston hapësirë për ndihmë reciproke në projekte të caktuara për të cilat njëri ose tjetri qytet ka përvojë më të madhe ose më shumë njohuri.

“Bashkëpunimet janë të hapura. Kemi thirrje të mos them bombardime nga ana e institucioneve që duan të realizojnë projekte bilaterale në nivel të menaxhimit inovativ. Atë që bën Athina është shumë interesante për qytetin e Shkupit. Nga ana tjetër ne kemi pak më shumë njohuri në implementimin e projekteve të mjediseve multikulturore, ajo që tani ju ndodh atyre me refugjatët. Bëhen mjedise multietnike dhe multikulturore, nga ana tjetër ne e japim fidbekun tonë në këtë fushë”, thotë Toni Masevski, këshilltari për strategji dhe zhvillim të kabinetit të kryetarit të qytetit të Shkupit, në bisedën me korrespondenten e MEDIAL-së në Athinë. .