Qyteti i Shkupit e miratoi Buxhetin për vitin 2023

Qyteti i Shkupit ka miratuar buxhetin për vitin 2023. Rreth saj dje kanë debatuar këshilltarët e Qytetit të Shkupit, ndërsa janë dorëzuar një numër i madh amendamentesh nga OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja.

Marketing

Nga pushteti lokal informojnë se është miratuar një buxhet zhvillimor me komponentë sociale dhe masa për funksionim ekonomik të qytetit.

“Falë Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe konstruktivitetit të të gjitha grupeve të këshilltarëve, qytetarët e Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm 2023 kanë diçka më shumë se shtatë miliardë denarë (7.094.386.000 denarë) për realizimin e projekteve që nënkuptojnë përmbushjen e programit ‘Për një Shkup modern’”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.