Qyteti i Shkupit me 186 milion denarë do ta përmirësojë ambientin jetësor.
Janë paralajmëruar masat për luftën kundër ndotjes së ajrit, për ujërat nëntokësorë, problemet klimatike, problemet me deponitë dhe zhurmën. Mbi 80 milion denarë do të jenë subvencionet për uljen e ndotjes së ajrit.
“Për ndotjen e ajrit kemi mjete të volitshme. Më së shumti janë mjetet që janë dedikuar subvencioneve, për ndihmën e qytetarëve. Subvencione do të ketë për furnizimin me peleta, për pastrimin e oxhaqeve dhe furnizim me mjete më bashkëkohore”,- tha Liljana Onçevska nga Sektori për Mbrojtjen e Mjedisit të Qytetit të Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se këtë vit për 30% janë rritur mjetet për ambientin jetësor. Shpalljet për subvencionet do të jenë të hapura dhe jo me afat të caktuar, siç ka qenë deri më tani dhe do të zgjasë derisa paratë do të harxhohen.
“Këtë vit Qyteti i Shkupit e ka rritur buxhetin për mirëmbajtjen e ambientit jetësor për 30% në krahasim me vitin 2018. Rikujtoj se në vitin 2018 kemi thënë se ky buxhet është buxheti më i arritur deri më tani”,- u shpreh shefi i kabinetit të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Niola Naumoski.
Gjatë vitit të fundit u shpall edhe një thirrje publike për blerjen të trotineteve elektrike. Ndërsa këtë vit, Shkupi do të fitojë një kulm të gjelbër në Qendrën tregtare të qytetit.