Qyteti i Shkupit ka hedhur 355 tonë kripë

Gjatë mbrëmjes së kaluar janë pastruar të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, kanë bërë të ditur autoritetet e qytetit.

Marketing

“Me kripë gjithashtu janë kaluar edhe të ashtuquajturat “pika kritike”. Janë hedhur 355 tonë kripë, dhe sot në mëngjes të gjitha bulevardet dhe rrugët që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit janë të pastruara dhe të kalueshme”, njoftuan nga Qyteti i Shkupit.

Kryetari Shilegov dje e vizitoi Qendrën për menaxhim dhe kontroll të trafikut ku ndoqi punën e Shërbimit dimëror dhe situatën në terren.

Dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes, përveç rrugëve, ekipet e ndërmarrjeve publike me mekanizëm dhe me dorë e pastruan borën nga trotuaret.

Në punën për pastrimin e trotuareve, janë të angazhuar 80 punëtorë nga NP “Higjiena komunale” dhe NP “Parqet dhe gjelbërimi”.

Në të njëjtën kohë, ekipet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” punojnë në pastrimin e pusetave .