Qyteti i Shkupit: Këshilltarët e Mickoskit vazhdojnë me bllokimin e projekteve

Këshilltarët e Mickoskit vazhdojnë me bllokimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Këshilltarët e Hristijan Mickoskit sot në Këshillin e Qytetit të Shkupit votuan kundër vendimit për blerjen e autobusëve modernë dhe të rinj ekologjikë.

Marketing

“Teksa po zhvillohej seanca, kanë marrë ndonjë mesazh të ri me udhëzime se si të “vjedhin” qytetarët. Për tekat personale të presidentit të tyre, këshilltarët dënojnë gjysmë milioni banorë të qytetit të Shkupit.

Është një vendim i turpshëm i këshilltarëve të DPMNE-së i cili vjen pas direktivës së drejtpërdrejtë partiake nga kryesia e partisë. Këshilltarët e Mickoskit edhe një herë treguan se interesat partiake dhe personale i vënë para interesave të qytetarëve.

Administrata e qytetit nuk do të heqë dorë nga modernizimi i parkut të automjeteve të JSP Shkupi sepse është prioritet që del nga programi fitues i zgjedhjeve, programi “Për Shkupin modern”. Jemi duke punuar në zgjidhje serioze për ta tejkaluar këtë bllokadë për të realizuar interesin publik, interesin e Shkupit.