Qyteti i Shkupit: Kurto Dudush, përgjegjës për 7 vepra penale dhe rrezikimin e shëndetit të qytetarëve

Kurto Dudush është kapur duke helmuar  qytetarët e Shkupit dhe Shuto Orizarit, dhe do të përgjigjet për 7 vepra penale pavarësisht dramave që po përpiqet t’i shesë publikut!

Marketing

Sot, inspektorët e qytetit të Shkupit, me asistencën e policisë intervenuese, konstatuan vepra të reja penale të Kurto Dudushit, gjatë krijimit të një deponie të egër, për të cilën është paraqitur një padi e re penale, e cila kërkon përgjegjësi për ndotjen me substanca kancerogjene, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve të Shkupit.

Këtyre padive penale i parapriu një padi për deponinë e egër në territorin e komunës së Shuto Orizarit, që Kurto Dudush po e krijon në tokën e tij private, për të cilën ka nënshkruar një marrëveshje me veten në emër të komunës. Ai është kapur për këtë dhe është dënuar me gjobë, ndërsa është ngritur një padi për përgjegjësinë përkatëse.

Opinioni  duhet të dijë se Higjiena  Komunale – Shkup realizon rregullisht aktivitetet e saj në komunën e Shuto Orizarit, dhe për ato që janë në kompetencën e kryetarit Kurto Dudush, si dhe për kontenierët që ai vetë i vendos në territorin e komunës, nuk mund të mbajë përgjegjësi askush tjetër.

Derimë tani, kundër kryetarit të komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, janë paraqitur më shumë se 40 paditë penale, shumica e të cilave lidhen me abuzim të rëndë me fondet buxhetore, pagesa pa procedura përkatëse dhe tender të shpallur, krijimin e deponive të egra, rrezikimin e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

Kaosi i Dudushit në Shuto Orizar, i shkaktuar nga paaftësia e tij dhe interesat lukrative, do të rregullohet për të parandaluar rrezikimin e shëndetit të banorëve të komunës, dhe do të shkojmë deri në fund për pastrimin e plotë të çështjes, që Dudushi, helmuesi kriminal i shkupjanëve, të marrë dënimin e merituar për veprat për të cilat është vërtetuar përgjegjësia.

Marketing