Qyteti i Shkupit, masa kundër ndotjes së ajrit

Zëvendësimi i ngrohjes qendrore të amvisërive në Qytetin e Shkupit, me qëllim që të ulet ndotja enorme e ajrit gjatë vitit nuk është i mundshëm, shprehen nga Ballkan Energji Grup. Sipas analizave, ngrohja me dru është ndotësi më i madh i ajrit dhe për këtë nga kompania propozuan që shteti dhe autoritetet e qytetit të subvencionojnë furnizimin e inverterëve.

Marketing

Bëmë një analizë, që me anë të zbatimit masiv të pajisjeve inverter që janë zgjidhja më e lirë tani, mundet relativisht shpejt dhe me një kombinim të gazit, të zgjidhet ndotja. Me 40 milionë euro, 30 mijë shtëpi mund të bëhen me nga një inverter, bashkë me vendbanimet përreth Shkupit dhe të zgjidhet ndotja tërësisht në Qytetin e Shkupit- tha Dimitar Koçovski, drejtor i BEG-ut.

Koçovski theksoi se 30 mijë inverterë do të konsumojnë pak energji elektrike dhe se ato janë më të lirë për buxhetin familjar. Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, njoftoi se nuk do ta lejojë që institucioni me të cilin menaxhon të jetë vetëm vëzhgues, ndërkohë që kryeqyteti të mbytet në ndotje. Ai tha se po punon seriozisht në zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit.

Nëse nuk fillojmë menjëherë të marrim masa, për dhjetë vjet nga tani do të kemi një rritje prej 80% të ndotjes, dhe ne e dimë se çfarë do të thot kjo. Do të thotë se deri më tani askush nuk ka pasur interes, unë kërkoj falje me gjithë respektin, duhet të zhvillohet rrjeti, ka mbetur i pazhvilluar me kapacitetin e mëparshëm që është trashëguar nga e kaluara- deklaroi Petre Shilegov – Kryetari i Shkupit.

Shilegov njoftoi se me kompaninë e re të energjisë “GES” do të provojë që nën ombrellën e qytetit ta vendosë rrjetin e ngrohjes, të cilin tani më 35 vjet me qira e ka BEG. Ai gjithashtu theksoi se zgjidhja për ndotjen është që të sillet gazi nëpër shtëpi, sepse nuk është e leverdishme ata të nxehen me ngrohje qendrore. Përndryshe, në vitet e fundit, problemi kryesor gjatë muajve të dimrit është gjendja e ndotjes së ajrit. Vitin e kaluar, Shkupi dhe Tetova disa herë ishin qytetet më të ndotura në botë. Një studim i Bankës Botërore tregon se si pasojë e ajrit të ndotur në Maqedoni, në vit vdesin rreth 1,300 njerëz.

Marketing