Autoritetet e qytetit të Shkupit ju rekomandojnë qytetarëve të cilët përdorin transport publik të përdorin mjete për mbrojtje siç janë dorezat dhe maskat.
“Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se automjetet e NQP Shkup vazhdojnë të dezinfektohen, që prej para dy javëve. Çdo automjet po dezinfektohet, dhe është një nga masat për mbrojtje nga coronavirusi”
Automjetet, sipas njoftimit, po dezinfektohen sipas pajisjeve të përshtatshme me alkool dhe dezintal prej 10% dhe gjithashtu po kryet dezinfektimi manual në disa pjesë të autobusit.
Nga qyteti i Shkupit theksojnë se dezinfektimi i brendshëm po kryhet për çdo ditë duke ju bërë apel qytetarëve të Shkupit të sillen në mënyrë të përgjegjshme në autobus dhe mbeturinat e tyre ti mbajnë dhe t’i hedhin në shportë më të afërt pas daljes nga autobusi.
Këto rekomandime, sipas tyre, kanë për qëllim të risin vetëdijen e higjienës publike dhe të mbrojë shëndetin e qytetarëve.