Qyteti i Shkupit: Mbesin mjete për edhe 4.000 kërkesa për subvencione për inventerë

Gjatë 15 ditëve të kaluara janë parashtruar 1.350 aplikime për subvencione për inventerë, ndërsa mbesin mjete për edhe rreth 4.000 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët e të gjitha komunave të Shkupit se është në vijim thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kondicioner inventerë për ngrohje të amvisërive, ku qytetarët duhet të aplikojnë onlajn.

“Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inventerë nga data 01.01.2020 , deri në përfundimin e thirrjes më 30.11.2020 apo deri në ditën e shterimit të mjeteve. Qytetarëve plotësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të pajisjes inventer, por jo më shumë se 62.000 denarë në vlerë neto”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.