Qyteti i Shkupit sot përmes një kumtese u bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga ndezja e zjarreve në ambient të hapur me rastin e festës së Krishtlindjes, me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe ajri ambiental.
Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se apeli është harmonizuar me kryetarët e të gjitha komunave të Shkupit të cilat kanë vendosur të heqin dorë nga ndarja e drunjve nga komunat për këtë qëllim, me qëllim që të parandalohet ndotja shtesë e ajrit në Shkup.
Në dy vitet e fundit, Qyteti i Shkupit intensivisht lufton kundër zjarreve në ambient të hapur, me qëllim të vetëm – që të mbrohet ajri nga ndotja dhe të ruhet shëndeti i qytetarëve.
Ky institucion qytetar ka vendosur sistem tërësisht të ri për eliminimin e zjarreve në ambient të hapur të cilët qytetarët mund t’i paraqesin në linjën telefonike 193.
Kështu, në vitin 2018 janë shuar 251 zjarre në ambient të hapur, ndërsa në vitin 2019-273.
Këtë aktivitet Qyteti i Shkupit e vazhdon edhe sivjet, qëndron në kumtesë.