Qyteti i Shkupit ndau çmime për më të suksesshmit e garave rajonale të shkollave së mesme

Në Parkun e Qytetit, Kryetari i Komunës Petre Shilegov sot ndau çmime në të holla dhe mirënjohje për nxënësit dhe mentorët e tyre si dhe falënderime për shoqatat, sindikatat, shoqëritë për garat rajonale të Shkupit të realizuara me sukses.

Marketing

“Sot po shpërblejmë kampionët rajonalë të Shkupit, unë dua të shpreh mirënjohjen time për mentorët, shoqatat e akredituara dhe për ju nxënës të respektuar që keni marr pjesë në këtë histori suksesi. Fuqia juaj nxënës të dashur qëndron kryesisht në njohuritë tuaja. Vazhdoni në atë rrugë, sepse vetëm një person me njohuri të larta, vetëm një person me arritje dhe qëllime të larta në jetë është një person i cili është i pavarur dhe do të jetë në gjendje të përballojë sfidat”, ka thënë Shilegov.