Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov mblodhi kryetarët e komunave për të promovuar rikonstruktimin e rrugës Indira Gandi. Por interesi i gazetarëve ishte çështja me deponinë Drislla, e cila u morr në menaxhim të Qytetit të Shkupit pas mosmarrëveshjes me kompaninë gjermane. Shilegov premtoi se deri në fund të muajit gusht, pas kompletimit të dokumentacionit, Qyteti i Shkupit do të merr timonin e deponisë Drislla.
E kthyem nën udhëheqësi të qytetit, tani duhet të implementohen procedurat juridike, diku në muajin gusht të zgjidhet këshilli drejtues, drejtori i ri dhe më pas do të vendosim kontroll të plotë në atë kapacitet”.- theksoi Petre Shilegov – Kryetar i Qytetit të Shkupit
Nga Deponia Drislla thonë se drejtori i tyre është në pushim vjetor dhe se qëndrim në lidhje me ndryshimet e fundit në lidhje me menaxhimin e Drisllës, do të ketë kur të kthehet drejtori dhe të zyrtarizohet vendimi i Qytetit të Shkupit. Për Drisllën ka pasur protesta dhe shqetësime të shumta tek banorët që jetojnë në atë zonë për djegiet e mbeturinave, sidomos atyre mjekësore. Dhe përderisa po përgjigjej në pyetjet e gazetarëve në lidhje me mjedisin jetësor të qytetit që e drejton, Petre Shilegovin e priste makina e zyrtare me motor të ndezur. Sipas Departamentit të Mbrojtjes së Mjedisit në Hong Kong, një veturë mesatare për një orë qëndrimi në vend me motor ndezur, emiton në ajër mbi 2 kilogram dioksid-karboni.