Qyteti i Shkupit : Nuk do të ketë ndërperje në furnizim me ujin e pijshëm

Qyteti i Shkupit gjatë ditës së diel , 11 shkurt do të furnizohet rregullisht me ujë, pa ndërprerje në furnizim.

Marketing

Fatkeqësisht në rrjetet sociale janë publikuar dhe shpërndarë informacione të pasakta dhe të paverifikuara nga persona të paautorizuar dhe ndaj këtyre personave Ndërmarrja publike Vodovod dhe Kanalizim do të ndërmarrë hapat e duhur për të vendosur përgjegjësinë për tentativën për të krijuar pasiguri te qytetarët e qytetit të Shkupit.

Të gjitha zonat e banuara në qytetin e Shkupit nesër do të furnizohen plotësisht dhe rregullisht me ujë të pijshëm.