Qyteti i Shkupit: Nuk i ndajmë të punësuarit sipas përkatësisë politike dhe partiake

Kohët e kërcënimeve dhe presioneve në administratën e qytetit janë e kaluar. I dukshëm është pranimi i VMRO-DPMNE-së se si kanë qeverisur dhe në cilën mënyrë i kanë detyruar të punësuarit në administratë, dhe mendoj se nuk mund të ketë mënyrë tjetër të udhëheqjes në Qytet. Opozita nuk mund të kuptojë dhe të pajtohet me faktin se në Shkup tani është koha kur përveç të punësuarve edhe qytetarët marrin pjesë në krijimin e buxhetit, në sjelljen e vendimeve dhe në kontrollin e pushtetit, diçka që nuk ishte praktikë në të kaluarën.

Marketing

E rëndësishme është të potencohet, Qyteti i Shkupit nuk i ndan të punësuarit sipas politikës dhe përkatësisë partiake, por e kundërta i simulon të gjithë ata që në mënyrë profesionale, adekuate dhe me përkushtim e punojnë punën e tyre dhe kontribuojnë për realizimin dhe zhvillimin e të gjitha projekteve në qytet.

Për herë të parë, pas qeverisjes një dekadëshe të VMRO-DPMNE-së në qytetin e Shkupit, politika është jashtë administratës, ndërsa fokusi është kahëzuar drejt interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve.

Qeverisja e dhunshme, përhapja e frikës dhe urrejtjes në administratë është e kaluar sepse qytetarët e Qytetit të Shkupit asnjëherë më nuk do të lejojnë të kthehet dhe të përsëritet.