“Maqedonia është shtet i robëruar nga regjimi, ndërsa qytetarët janë të manipuluar” – kështu reagoi Qyteti i Shkupit pas mbajtjes së protestës. Vlerësojnë se pas protestave qëndron VMRO-DPMNE-ja. “Në Shuto Orizare nuk ka transport publik, për shkak se grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, refuzoi që t’u mundësojë transportuesve privat që të drejtojnë autobusë të tyre në përputhje me kërkesat që i kanë dorëzuar deri te Trajko Sllavevski para disa muajve” , thuhet në reagimin e autoriteteve të qytetit. Sipas tyre, është e turpshme, siç shtojnë, gënjeshtra e Kurto Dudushit, i cili bashkëqytetarët e vet i bënë që të protestojnë në temperatura nën zero që ai t’i pëlqejë VMRO-DPMNE-së e cila është në pushtet, prej ku shpreson për mbështetje për mandatin e ardhshëm.
Marketing