Qyteti i Shkupit përgatit studim mbi riorganizimin e transportit publik

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka paralajmëruar se linjat e sistemit të ri të transportit publik në kryeqytet do të dihen vitin e ardhshëm.

Marketing

‘Nuk ka vend për improvizime sepse njerëzit kanë nevoja të përditshme për transport publik. Duhet të bazohet në analiza. Qyteti i Shkupit aktualisht po përgatitë studim mbi të cilin më vonë mund të riorganizojmë sistemin e transportit publik dhe ta bëjmë atë më ekonomik’, ka deklaruar Shilegov në një intervistë për Top Tema në TV Telma.