Qyteti i Shkupit, përpjekje për debllokimin e Këshillit Komunal

Edhe pse këshilltarët e VMRO-DPMNE-së premtuan se do të votojnë programet e propozuara nga Arsovska, shprehen pessimist se do të zgjidhet problemi me kaosin në kyeqytet. Rezerva shprehen edhe nga LSDM. Sipas tyre nuk duhet të dominojë politika, por interesi i qytetarëve.

Marketing

Më 29 gusht, kur pritet të mbahet seanca e radhës e Qytetit të Shkupit, do të dihet nëse do të normalizohet gjendja në kryeqytet me higjienën dhe transportin publik.  Sot koordinatorët e  grupeve të këshilltarëve u takuan me kryetaren e Qytetit, takim pas të cilit dolën me qëndrim se në seancën e radhës do t’i votojnë programet e propozuara nga Arsovska, por duke shfaqur pesimizëm se pas atij votimi mund të zgjidhet kaosi në kryeqytet.  Si për rastësi, ky qëndrim i këshilltarëve të VMRO-së për votim të programeve erdhi pak minuta pasi kryeministri Hristjan Mickoski, u bëri thirrje që t’i votojnë programet e Arsovskës. Këshilltarët e VMRO-së fajin e shohin tek drejtorët e ndërmarrjeve.

“Mendoj se me votimin e programeve nuk do të zgjidhet asgjë, sepse këtu bëhet fjalë në mënyrë strikte për menaxhimin e drejtoëve të Ndërmarrjeve Publike.02:33 Për furnizim me autobus të rinj duhet fillimisht të shohim kushtet me të cilat Qyteti I Shkupit, se sa kamatë duhet të paguhet për atë kredi. Tek ne sot nuk u dha asnjë e dhënë se sa mund të kushtojnë autobusët e rinj. Vetëm u tha se do të servisohen 30 autobusë, por nuk u tha se përsëe nuk janë servisuar deri tani”, deklaroi Martin Stojanovski, koordinator i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së

Si nga VMRO-ja ashtu edhe nga LSDM shprehen me rezerva nëse viti i ri shkollorë dhe ai akademik do të nis me problem të zgjidhur sa i përket transportit për studentët dhe nxënësit.  Këshilltari nga radhët e LSDM-së, Gordan Shutarov tha se në Këshillin e Qytetit të Shkupit nuk duhet të dominojë politika, por interesi i qytetarëve. Gjendja alarmante me transportin publik, sipas tij, do të vërehet edhe më shumë në fillim të shtatorit kur edhe do të nisë viti i ri shkollorë.

“Problemi me numrin e pamjaftueshëm të automjeteve në transpotin public do të vërehet edhe më shumë  nga një shtatori kur nxënësit do të nisin me mësimin, apo nga tetori kur do të fillojnë edhe fakultetet, pra levizja e studentëve. Andaj, gjithmonë kemi apeluar që të miratohet projekti për BRT. Megjithatë, ky nuk është proces që mund të mbarojë për dy ditë”, deklaroi Gordan Shutarov, këshilltar i LSDM-së.

“Problemi me numrin e pamjaftueshëm të automjeteve në transpotin public do të vërehet edhe më shumë  nga një shtatori kur nxënësit do të nisin me mësimin, apo nga tetori kur do të fillojnë edhe fakultetet, pra levizja e studentëve. Andaj, gjithmonë kemi apeluar që të miratohet projekti për BRT. Megjithatë, ky nuk është proces që mund të mbarojë për dy ditë”, deklaroi Gordan Shutarov, këshilltar i LSDM-së.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e cila tha se  në Ministri kanë arritur fatura të majme dhe se për të njejtat Ministria dhe Qyteti i Shkupit do të përballen në gjyq, sepse  sipas saj,  dikasteri I Arsimit dhe Qyteti I Shkupitnuk kanë marrëveshje pa pagesë për studentët.

“Ne marrëveshje as me NQP-në as me Qytetin e Shkupit nuk kemi. Nëse nuk gjindet ndonjë zgjidhje tjetër për këto mjete ne do të duhet të shkojmë në gjyq, sepse përsëris, as nuk kemi marrëveshje as bazë që mjetet e njëjta të paguhen”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sa I përket pagesës së borxhit ndaj NQP-së, kryetari I këshillit të Qytetit të Shkupit edhe njëhërë përmendi se 30 autobusët do të mund të sërvisohen vetëm nëse bëhet ridestinim I mjeteve financiare që paraprakishit ishin planifikuar për projekte të tjera. Ai shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë se nga ku do të merren ato para, duke thënë se Janë mjete,  që qëndrojnë për një kohë më të gjatë në xhirollogari të veçantë dhe mund të përdoren  për një periudhë të caktuar. /tvklan.mk