Qyteti i Shkupit rrit pagat mbi 6000 punëtorëve për 10 për qind

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka nënshkruar marrëveshje kolektive me sindikatat përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, me të cilën rriten pagat për 10 për qind. Kryetarja Arsovska e përmbush premtimin e saj për harmonizimin dhe rritjen e pagave të punëtorëve në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjeve publike. Arsovska theksoi se është e nevojshme që të punësuarit në sektorin publik të jenë efikas, të kryejnë shpejt dhe me kohë punë dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët, ndërsa rritja stimulon përmirësimin e cilësisë së punës.

Marketing

Më pak se dy vjet më parë, kryetarja Arsovska, gjatë marrjes së pozitës së kryetarit të qytetit të Shkupit, përkrahu iniciativën e Organizatës sindikale të qytetit të Shkupit dhe nënshkroi Marrëveshjen e re Kolektive me të cilën zgjerohen të drejtat e punëtorëve në administratën e qytetit. , rriti pikët dhe rregulloi të drejtat e zjarrfikësve. Po ashtu, Qyteti i Shkupit në vitin 2022 ishte njësia e parë e vetëqeverisjes lokale që në mënyrë lineare i rriti pagat për 2.800 denarë për të gjithë të punësuarit, ndërsa me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kolektive është e mundur rritje për mbi 6.000 punëtorë.