Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” gjatë këtyre ditëve janë duke vendosur shtylla mbrojtëse në bulevardin “Krste Misirkov” afër Bit Pazar-it. Me pozicionimin e këtyre shtyllave po i vjen fundi i parkimit të automjeteve nëpër trotoaret në këtë pjesë të qytetit.
Me rregullimin e kësaj hapësire, do të zgjidhet problemi me kaosin e qarkullimit dhe do të normalizohet trafiku për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion (këmbësorët, çiklistët dhe shoferët) në Bit Pazar.