Qyteti me 1.2 milionë banorë në Australi “zaptohet” nga kangurët (Video)

Njerëzit po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, por kafshët po dalin jashtë.Të dielën, në Adeliade, një kangur është parë duke vrapuar rrugëve boshe në qendër të qytetit.Autoritetet policore kanë publikuar një video në “Twitter”, teksa shihet kanguri duke “shëtitur” në qytetin me 1.2 milionë banorë.
“Ishte diçka krejt unike”, tha zëdhënësi. Sipas tij, ka të ngjarë që qetësia e ofruar nga izolimi mund të ketë tërhequr kangurin në qytet.
Australianëve iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, përveç atyre rasteve kur iu duhet të dalin për të blerë ushqimet e nevojshme ose për të marrë ndihmë mjekësore.
Deri më tani, Australia regjistron 6,619 të infektuar dhe 71 viktima nga koronavirusi.

Marketing

https://twitter.com/SAPoliceNews/status/1251721467189813250?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1251721467189813250&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fqyteti-me-1-2-milione-banore-ne-australi-zaptohet-nga-kanguret-video%2F