Ky 28 -vjecar nga Maqedonia e Veriut, me siguri s’do ta kishte cuar kurre ne mendje se hoteli luksoz qe kishte paguar ne zemer te Tiranes do t’i merrte jeten.
Ajdin Mustafi u rrezua nga dritarja e dhomes se tij, pasi parmaket prej metali ne te cilat ishte mbeshtetur, u shkeputen papritur.
Ai ra nga kati i peste ne sheshin e parkingut te hotel Rogner.
Ishte mbeshtetur duke pire nje cigare, thane disa deshmitare jashte kameras. Dikush tjeter thote se po bente nje foto kur parmaket u shkeputen.
Kjo dritare pa parmake eshte vendi nga ku ai u rrezua.
Policia po heton per shkaqet dhe nje burim i bluve te Tiranes tha per Tv Klan se dyshohet qe shkak eshte bere cilesia e dobet e punimeve qe perfshin cilesine e materialeve apo mos-fiksimin e parmakeve sic duhet.
Hotel Rogner eshte ndertuar ne fillim te viteve ’90. Ai eshte nje nder hotelet me te vjeter te Tiranes dhe qe prej ndertimit nuk ka pesuar ndonje rikonstruksion te objektit.
Ajdin Mustafi kishte dy ditë që kishte ardhur nga Zvicra. Ai kishte edhe shtetësi zvicerane dhe punonte në një kompani transporti me seli ne Kosove. 28 –vjecari ishte I martuar dhe ka lënë pas 2 fëmijë të mitur.