Është nga aktoret më të mira kosovare, e cila numëron mijëra adhurues që e ndjekin.
Gresa Pallaska talentin e saj e ka dëshmuar si në film, teatër, e tash edhe në serial, shkruan “Kosovarja”.
Simpatinë e publikut e ka fituar sidomos tek seriali vendor “Çka ka shpija”, në të cilin po e shfaq talentin e saj edhe sot.
Eleganca nuk i mungon as në jetën reale, duke u shfaqur përherë me shumë stil.
Së fundi ajo ka publikuar disa fotografi në të cilën duket zonjë e rëndë. Vëmendje marrin pozat pranë mikrofonit që shfaqin dashurinë e saj për artin, muzikën.
Por e ka menduar ndonjëherë Gresa të bëhet këngëtare? Mbase mund ta shohim në të ardhmen.