Presidenti bullgar, Rumen Radev, kërkon hapjen e kapitullit të veçantë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut, ku duhet të vendosen të gjitha kriteret për fqinjësi të mirë.
Bullgaria patjetër ta mbrojë historinë e saj, gjuhën dhe identitetin, thotë Radev.
“Duke bashkëpunuar hapur me fqinjët dhe vëllezërit tanë do ta gjejmë zgjidhjen e vërtetë, meqë marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk çon drejt saj, kemi të drejtë të kërkojmë mjete tjera. Por nuk është Bullgaria kandidat për anëtarësim, por Maqedonia e Veriut. Maqedonia e Veriut patjetër duhet të vendos vetë nëse do të vazhdojë me urrejtjen dhe ideologjitë e së kaluarës apo do të shkoj drejtë ardhmërisë demokratike. Për mua është me rëndësi se kam arritur ta bind qeverinë bullgare se nuk mund të ketë përkrahje të pa kusht” – është shprehur presidenti bullgar, Rumen Radev.