Radev dhe Donfried bisedojnë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka relizuar një bisedë telefonike me sekretarin e SHBA-ve për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfried ku biseduan për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë shërbimi i shtypit të presidentit bullgar.

Marketing

Siç njofton AIM nga Sofja, të dy kanë dënuar djegien e Qendrës Kulturore bullgare në Manastir. Sipas Radev djegia e kësaj qendre kulturore është bërë nga persona të cilët dëshirojnë të pengojnë procesin e eurointegrimeve.

Donfried për degien e Qendrës Kulturore tha se qëllimi ka qenë minimi i procesit negociues në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Radev dhe Donfried diskutuan gjithashtu për partneritetin e mbrojtjes midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe pasojat e luftës së Ukrainës për sigurinë në Evropën Lindore. Karen Donfrid ripohoi angazhimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara për partneritet me Bullgarinë për të promovuar sigurinë, demokracinë dhe mundësitë ekonomike midis dy kombeve.