Radev: Nuk pajtohem me emrin ‘Maqedonia Veriore’

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka shprehur pakënaqësi për politikat e qeverisë së drejtuar nga kryeministri bullgar Bojko Borisov, karshi fqinjëve.

Marketing

Ai tha se si President i Bullgarisë nuk pajtohet me emrin “Maqedonia Veriore” duke theksuar se nëse Bullgaria do të kishte një pozitë më serioze, tani kryeministri bullgar do të propozohej për Çmimin Nobel për Paqe së bashku me kryeministrat Zaev dhe Cipras.

“Problemet që kemi ndër shekuj rëndë se mund të zgjidhen për gjashtë muaj”, tha Rumen Radev, në intervistë për radion “Darik”.

Sipas tij, aktivitetet e Qeverisë bullgare në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor shkojnë shumë shpejt dhe në dëm të vendit të tij.

“Shpejtësia me të cilën qeveria nënshkroi marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë, pa folur me Greqinë dhe pa konsensus të brendshëm, ishte praktikisht për lavdi”, tha Radev.