Radev, Pendarovskit: Situata në Bullgari është gjithashtu e ndërlikuar me zjarret, por do të ndihmojmë

Presidenti bullgar Rumen Radev pati një bisedë me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski lidhur me shpërthimin e zjarrit të madh pranë Koçanit, thonë nga kabineti i Radevit.

Marketing

Për të përfshirë shpëtuesit bullgarë dhe ushtrinë, qeveritë e të dy vendeve duhet të bien dakord për përfshirjen e pajisjeve bullgare të zjarrfikësve për të ndihmuar në kontrollin e situatës në Koçan, thuhet në deklaratë.

Gjatë bisedës, Radev e njoftoi Stevo Pendarovskin me situatën e ndërlikuar me zjarret në Bullgari, por ai shprehu gatishmërinë që Sofja të ofrojë ndihmë.

Qeveria në Sofje njoftoi se këtë mëngjes kryeministri teknik bullgar Stefan Janev pati një bisedë telefonike me homologun e tij Zoran Zaev, gjatë së cilës ata diskutuan për zjarret afër Koçanit.

Kryeministri bullgar shprehu gatishmërinë se nëse është e nevojshme, Sofja do të mbështesë Republikën e Maqedonisë në ballafaqim me zjarret.