Radev: Rruga evropiane e Shkupit, kalon nga Sofja

Me ceremoni të ngjajshme, 24 maji, dita e “Kirilit dhe Metodit” është shënuar edhe në Bullgari, ku festohet edhe si dita e alfabetit bullgar. Presidenti Rumen Radev e shfrytëzoi rastin të theksojë se një numër i madh i liderëve evropianë këtyre ditëve e vizitojnë në Sofje, pikërisht për shkak të kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Papritmas u bëra shumë interesant për të gjithë liderët evropianë. Ka vëmendje të madhe ndaj Bullgarisë, nuk do ta them fjalën “presion”, por të mos harrojmë se Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa kjo do të thotë shumë. Ne do të kërkojmë solidaritet nga vendet tjera anëtare të BE-së. Më e rëndësishmja është që Bullgaria si vend anëtar i përgjegjshëm të mos lejojë që në BE të hyjnë probleme të reja. Hapja e rrugës evropiane për vëllezërit tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut para së gjithash kalon nga Sofja.”-tha Radev.

Kjo deklaratë nuk jep shumë shpresë se në Këshillin Evropian që pritet të mbahet më 22 qershor, Bullgaria do ta ndryshojë qëndrimin e saj dhe do ta mbështesë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, e bllokuar me kushtëzimet që Shkupi zyrtarisht t’i pranojë rrënjët bullgare të identitetit dhe gjuhës maqedonase. Liderë të shumtë evropianë e kanë dënuar imponimin e kontestit historik dypalësh para negociatave aderuese të vendit, duke e akuzuar Sofjen për vënie në rrezik të procesit të zgjerimit të BE-së.